Wiki-Fjalori
Fjalori i lirë

Sylvia Plath (27 tetor 1932 – 11 shkurt 1963) ishte një poete dhe autore amerikane. Ajo vlerësohet për kontributin e saj në zhvillimin e zhanrit të poezisë rrëfimtare (confessional poetry) dhe njihet më së shumti për veprat "The Colossus and Other Poems" (Kolosi dhe Poezi të Tjera) (1960), "Ariel" (Arieli) (1965) dhe "The Bell Jar" (Kambana e qelqtë) (1963), një roman gjysmë-autobiografik i botuar një muaj para vetëvrasjes së saj. Përmbledhja The Collected Poems", (Poezitë e Përmbledhura) u botua në vitin 1981, dhe përfshinte edhe vepra të pabotuara më parë. Për këtë përmbledhje, Plath u vlerësua me Çmimin Pulitzer për Poezi në vitin 1982, duke e bërë atë personin e katërt që merr këtë nder pas vdekjes.
