Sabri Hamiti
Sabri Hamiti | |
|---|---|
| Born | 10 maj 1950 (76 vjeç) |
| Nationality | shqiptar |
| Notable works |
|
Sabri Hamiti (Dumnicë, 10 maj 1950) është shkrimtar, studiues, profesor letërsie dhe akademik shqiptar nga Kosova.
Jetëshkrimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sabri Hamiti lindi më 10 maj 1950 në Dumnicë, Podujevë, nga baba Hamit Hamiti dhe nana Mehreme Duriqi. U rrit në familje bashkë me tri motra e dy vëllezër.
1957 Hyri në shkollën fillore në vendlindje.
1968 Mbaroi gjimnazin në Podujevë dhe u regjistrua në Fakultetin Filozofik të Prishtinës. Nisi botimet letrare në Bota e re e në gazeta e revista të tjera. Mori pjesë në demonstratat e studentëve në Prishtinë. I ndjekur nga policia, disa muaj jetoi duke u fshehur te të dashurit e tij.
1972 U diplomua shkĂ«lqyeshĂ«m nĂ« Universitetin e PrishtinĂ«s, nĂ« gjuhĂ« e nĂ« letĂ«rsi shqipe. Botoi veprĂ«n e parĂ« letrare te Rilindja e PrishtinĂ«s. Regjistroi studimet pasuniversitare me temĂ« âPoetika e re shqipeâ nĂ« Universitetin e SorbonĂ«s nĂ« Paris, mirĂ«po pĂ«r mungesĂ« parash u kthye nĂ« PrishtinĂ«.
1973 U martua me Kumrije Rugovën, moshatare dhe mike e studimeve. Hyri në punë në shtëpinë botuese Rilindja të Prishtinës. Nisi studimet pasuniversitare në Fakultetin Filozofik të Zagrebit, të cilat i kreu pas dy vitesh.
1980 PĂ«r njĂ« vit akademik u specializua pĂ«r teorinĂ« e formave letrare nĂ« Ăcole des Hautes Ătudes en Sciences Sociales, nĂ« Paris. Mori DiplomĂ«n e ShkallĂ«s sĂ« LartĂ« pĂ«r letĂ«rsi frĂ«nge e qytetĂ«rim frĂ«ng nĂ« Universitetin e SorbonĂ«s nĂ« Paris.
1987 U doktorua me temë nga letërsia bashkëkohore shqipe në Universitetin e Prishtinës.
1989 Hyri në lëvizjen për Pavarësinë e Kosovës, të prirë nga Ibrahim Rugova, mik i tij i studimeve. Më vonë, shtatë herë me radhë (1992, 1998, 2001, 2004, 2007, 2010, 2014) u zgjodh deputet në Kuvendin e Kosovës, ndërsa nga viti 2006 është anëtar i Kryesisë së Kuvendit.
1993 U zgjodh profesor i letërsisë shqipe në Universitetin e Prishtinës. Po ashtu është ligjërues në studimet postdiplomike të letërsisë.
1995 Si anëtar i Komisionit Kombëtar punoi për njësimin e programeve shkollore të lëndëve nacionale dhe për hartimin e teksteve të përbashkëta për të gjitha shkollat shqipe.
Më 24 shtator 1998 persona të panjohur të Sigurimit të fshehtë serb i bënë atentat në shkallët e banesës së tij në Dardani të Prishtinës. U shpëtua nga mjekët shqiptarë me ndihmën e Zotit.
2000 U zgjodh anëtar korrespondent i Akademisë të Shkencave e Arteve të Kosovës.
2008 U zgjodh anëtar i rregullt i Akademisë të Shkencave e Arteve të Kosovës.
2023 U zgjodh anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.
2025 U nderua me titullin Doctor Honoris Causa nga Universiteti i Tiranës.[1]
Sabri Hamiti jeton dhe punon në Prishtinë.
Mbi veprën letrare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shqiptimi poetik si rebelim tematik e gjuhësor kundrejt letërsisë pararendëse shfaqet me figura të forta si Njeriu vdes i ri, madje në trajtë titulli. Më tutje kërkimi si vetënjohje, duke krijuar variantet e Narcisit modern, si figurë themelore e letërsisë në shkallën e parë të shkrimit. Edhe më tutje figurat e kujtimeve personale, të shtrira në kohë dhe në botën e të tjerëve, që presin me thikën e harrimit; dhe ritëm, rimë, muzikë.
Trungu ilir, figurë kryesore e identitetit e sprovuar në Kohën moderne të rrethanave. Trungu ilir, një libër kult, i dramatizuar në teatër dhe shfaqje e ndaluar nga censura. "Leja e njohtimit", 1985, libër binjak me të parin, kërkim i identitetit të rrezikuar nga jashtë, duke përfshirë një referencë të largët me fantazinë apo utopinë negative të Oruelit në 1984. Kujtimet e të ndodhurave i mbledh poema dramatike "Kutia e zezë".
Kaosmos, shenjë a thirrje për frikën e torturën sistemore që prek individualitetin e universalitetin e njeriut. Dramatika e marshit barbar në ardhje e në shkuarje, ashtu dhe bukuria e jetës në rendin e përmbysur: parajsa, purgatori, ferri. Mandej ABC si katalog i dhembjeve etnike, me figurat që si shpërthyes të mprehtë prekin në kohë e në hapësirë. Melankolia, së fundi është gjendje e figurë për pasojat që ka bota e ndjesive e kaluar nëpër botën e egërsive.
Romani i rinisë "Njëqind vjet vetmi" shtreson psikologjinë e vetmitarit që rritet ndërmjet mungesave e pengesave. Aty është jeta e tre brezave që i ngjajnë kaq shumë njëri tjetrit. Vetmia është shekullore: njëqind vjet, por kjo është figurë e pambarimit. Referenca reale shkon nga Lidhja e Prizrenit e këndej. Po shkrimi ndjek logjikën e vet, që nga legjenda e përralla për të përfunduar në një epilog baladik të njohjes dhe të vetënjohjes shqiptare.
Futa e "Misioni", dy tekste dramatike qĂ« lidhen fort me ndodhjet nĂ« KosovĂ« nĂ« deceniet e fundit tĂ« shekullit XX. NjĂ« shkrim i rrezikshĂ«m dhe i rrezikuar, qĂ« universalen don ta provojĂ« me realen: situata pĂ«r tâu identifikuar. Dy heronjtĂ« tragjikĂ« tĂ« dramave japin tipa tĂ« ndryshĂ«m heronjsh shqiptarĂ«: njĂ« herĂ« hero i mashtruar, herĂ«n tjetĂ«r hero i flijuar. Dhe kĂ«tu mbetet tĂ« rindĂ«rtohet heroi veprues, si vizion apo si realitet i vendit, qĂ« do ta pĂ«rmbyllĂ« skemĂ«n e heronjve shqiptarĂ«.
Sprovat për një poetikë, një trajtim e kërkim teorik i letërsisë shqipe i të gjitha periudhave, shfaqet që nga libri i parë Variante deri te libri i fundit Bioletra, për të krijuar një sistematikë të kërkimit e një sistem të të menduarit. Pra, letërsia a priori e kritika a posteriori. Nga poetika e autorëve te poetika e periudhave dhe tutje te poetika e letërsisë shqipe. Dhe në fund të fundit poetika personale në "Bioletra", e shfaqur si një teori e shkrimit dhe e leximit letrar.
Dy periudha tĂ« letĂ«rsisĂ« shqipe: letĂ«rsia filobiblike dhe letĂ«rsia romantike rrokin katĂ«r shekujt e parĂ« tĂ« kĂ«saj letĂ«rsie. E para duke pasur karakteristikĂ« zotĂ«ruese parashkrimin biblik, kurse e dyta duke e pasur pĂ«r bazĂ« temĂ«n e zgjimit nacional ashtu dhe shpĂ«rthimet individuale romantike. TĂ« dyja tĂ« lexuara nĂ«pĂ«rmjet autorĂ«ve mĂ« tĂ« mĂ«dhenj. E para me Buzukun, Budin, Bogdanin e VaribobĂ«n, e dyta nĂ«pĂ«rmjet De RadĂ«s, Naimit, Serembes, Pashko VasĂ«s, Samiut, Mjedjes, Ăajupit. VetĂ«dija pĂ«r dy doktrina letrare.
Letërsia e gjysmës së parë të shekullit XX, e shfaqur më parë si letërsi e modelit kritik, përballë modelit himnizues romantik. E vijuar me letërsinë moderne që zbulon e shfaq poetika e individualitete të fuqishme letrare. Zhvillim i hovshëm i të gjitha gjinive letrare duke krijuar një ambient e një vetëdije ku krijohet dialogu i çuditshëm ndërmjet autorëve të mëdhenj, si Faik Konica, Gjergj Fishta e Fan S. Noli në një anë dhe Lasgush Poradeci, Ernest Koliqi, Mitrush Kuteli e Migjeni në anën tjetër.
Interpretimi i veprave tĂ« zgjedhura tĂ« autorĂ«ve tĂ« zgjedhur tĂ« letĂ«rsisĂ« bashkĂ«kohore. Shkrim i njĂ« dialogu tĂ« mbrendshĂ«m letrar, nĂ« tĂ« cilin autorĂ«t e veprat e zgjedhin lexuesin-interpretuesin po aq sa ai i zgjedh kĂ«to. Kjo dĂ«shmon mĂ« tepĂ«r njĂ« sistematikĂ« tĂ« shkrimit e tĂ« leximit sesa njĂ« sistem. Pra, loja e pĂ«rhershme e kĂ«rkimit Ă«shtĂ« qĂ« autorĂ«t, krijuesi e interpretuesi, tâi shfaqen tĂ« hapur njĂ«ri-tjetrit, pĂ«r tĂ« gjetur bashkĂ«risht universalen letrare nĂ« trajtĂ« tĂ« poetikĂ«s.
Katër monografi letrare për autorët e njohur të letërsisë bashkëkohore shqipe: dy të hullisë së shkrimit tradicional, një e nismës moderne e një e shkrimit modern. Njëri i futur në kodifikimin moral dhe i rebeluar fort (Hivzi Sylejmani), tjetri i bërë popullor nëpërmjet humanitetit e moralitetit të letërsisë (Nazmi Rrahmani); një poet i nemun e i ndjekur nga talenti i vet (Bilal Xhaferri) dhe autori emblematik i letërsisë moderne shqipe në gjysmën e dytë të shekullit XX (Anton Pashku).
Sympathia: testamente për Urtakun (2004), përmbledhje poetike me frymë personale e metafizike përnjëherësh, e lidhur pandërmjetshëm me "Melankolinë" (1999) e vitit të tmerrit e të mrekullisë për shkrimtarin e Kosovën, poezi e elementaritetit fizik e shpirtëror që dëfton frymë bashkëndjenje (sympathia e titullit). Librat sistematizues për fenomene letrare e kufitare me letërsinë: "Bioletra" (2000), "Tematologjia" (2005) dhe "Albanizma" (2009) bëjnë trininë "Poetika shqipe", siç është quajtur në një botim tërësor të triave në vitin 2010. Studimi i temave, shkollave, kodeve, ligjërimeve, formave, figurave e shkallëve të letërsisë evoluon në një poetikë historike të shqipes. "Utopia letrare" (2013) studion veprat përfaqësuese utopike dhe distopike shqiptare në përqasje me letërsinë e përgjithshme utopike dhe distopike, prej traktateve sociale te letërsia fiksionale, një vepër e re në ngrehinën poetiko-historiko-letrare shqipe në përthyerje me veten dhe me botën perëndimore, në gjirin e të cilës ka lindur dhe gjallon. Librat monografikë për dy figura të mëdha kombëtare, shkrimtarë e misionarë: "Presidenti Ibrahim Rugova: Memento për Rugovën" (2007) dhe "Zef Pllumi" (2013) për Rugovën shkrimtar, prijës politik e njeri dhe Pllumin, misionarin e besimit me rrnue për me tregue, që bëhet besim letrar.[2] "Ndre Mjedja" (2016) përvijon portretin letrar të shkrimtarit të madh në 150-vjetorin e lindjes, i cili kaloi nëpër tri formacione stilistike letrare për të mbetur përgjithmonë liriku klasik i shqipes.
Veprat letrare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Poezi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- Njeriu vdes i ri, 1972
- Faqe e fund, 1973
- Thikë harrimi, 1975
- Trungu ilir, 1979
- Leja e njohtimit 1985, 1985
- Lind një fjalë, përzgjedhje, 1986
- Kaosmos, 1990
- ABC, Albetare për fëmijë të rritur, 1994
- Melankolia, 1999
- Sympathia, 2004
- Lulet e egra, 2006
- Litota, 2007
- Kukuta e Sokratit, 2018
- Prishtina mon amour, 2025
Roman
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Drama
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kritikë/Eseistikë/Studime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- Variante, 1974
- Teksti i dramatizuar, 1978
- Kritika letrare, 1979
- A-ZH, Romanet e Nazmi Rrahmanit, 1982
- Arti i leximit, 1983
- Njeriu kryengritës, 1987
- Vetëdija letrare, 1989
- Faik Konica: jam unë, 1991
- Tema shqiptare, 1993
- Poeti i nemun Bilal Xhaferri, 1996
- Letra shqipe, 1996
- Lasgushi qindvjeçar, 1999
- Bioletra, 2000
- Studime letrare, 2003
- Shkollat letrare shqipe, 2004
- Tematologjia, 2005
- Presidenti Ibrahim Rugova (Memento për Rugovën), 2007
- Letërsia moderne, Tiranë, 2009
- Albanizma, 2009
- Poetika shqipe, 2010
- Utopia letrare, 2013
- Zef Pllumi, 2013
- Ndre Mjedja, 2016
- Anton Pashku, 2017
- Testamenti, studime, ese, 2018
- Ăt Gjergj Fishta, Botime Françeskane, ShkodĂ«r, 2020
- Naim Frashëri, 2020
- Enigma e poezisë, 2021
- Stilografia, 2022
- Kanoni - Ese për letërsinë shqipe, 2025
Tekste shkollore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Vepra komplete, 2002
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- Vëllimi i parë: Poezi
- Vëllimi i dytë: Poezi
- Vëllimi i tretë: Poezi
- Vëllimi i katërt: Roman
- Vëllimi i pestë: Drama
- Vëllimi i gjashtë: Kritika letrare
- Vëllimi i shtatë: Letërsia filobiblike, Letërsia romantike
- Vëllimi i tetë: Letërsia moderne
- Vëllimi i nëntë: Letërsia bashkëkohore
- Vëllimi i dhjetë: Letërsia bashkëkohore
Libra të Sabri Hamitit në gjuhë të huaja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në gjuhë të huaja
- NoĆŸ zaborava, 1976
- LiÄna karta, 1990
- Albanian Literary Schools, 2004
- Les ecoles litteraires albanaises, 2004
- Dialogue des chasseurs barbares, 2005
- La Mission, 2007
- Passion, 2023
- The Literary Canon, 2025
Studime për veprën e Sabri Hamitit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Dr. Ibrahim Rugova "Sistemi poetik i Sabri Hamitit", Tiranë, 2013.
- Dr. Nysret Krasniqi "Sabri Hamiti", Prishtinë, 2011.
- Muhamed Ăitaku "StrategjitĂ« e rrĂ«fimit: romani NjĂ«qind vjet vetmi i Sabri Hamitit", PrishtinĂ«, 2010.
- Munish Hyseni "Sabri Hamiti - Bibliografi (1967-2015), Prishtinë, 2015.
- Alban Nuredini Sistemi poetik i Lasgush Poradecit dhe Sabri Hamitit, Prishtinë, 2015.
- Liber Amicorum për Sabri Hamitin - botuar në 70-vjetorin e lindjes së shkrimtarit, Prishtinë 2020.
- Alban Nuredini Sabri Hamitit the Poet&Thinker, (poezi të përkthyera në anglisht), Prishtinë, 2022.
- Agnesa Beqiri Proza moderne shqipe - Koliqi, Pashku, Hamiti, Prishtinë, 2024.
Tekste të Sabri Hamitit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në gjuhën shqipe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në gjuhë të huaja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Sabri Hamiti: Albanian literary schools (Përkthyer nga Dr. Muhamet Hamiti)
- Sabri Hamiti: Les écoles littéraires albanaises (Përkthyer nga Dr. Halit Halimi)
- Poezi të Sabri Hamitit në anglishte (Përkthyer nga Dr. Robert Elsie)
Mirënjohjet shtetërore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Shpërblimet letrare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Shoqata e Shkrimtarëve të Kosovës (SHSHK), shpërblimi i vitit për librin poetik Thikë harrimi, 1975
- Shpërblimi vjetor për librin më të mirë të autorëve të rinj në ish-Jugosllavi, për romanin Njëqind vjet vetmi, 1976
- Shoqata e Shkrimtarëve të Kosovës (SHSHK), shpërblimi i vitit për librin poetik Trungu ilir, 1979
- Shpërblimi i "Rilindjes" për libër të vitit, Trungu ilir, 1979
- Shpërblimi i "Rilindjes" për libër të vitit, Vetëdija letrare, 1989
- Shpërblimi i "Rilindjes" për libër të vitit, Kaosmos, 1990
- Shoqata e Shkrimtarëve të Kosovës (SHSHK), shpërblimi i vitit për librin poetik ABC, 1994
- Shpërblimi "Naim Frashëri" për librin më të mirë shkollor të vitit për librin Letërsia shqipe, Libri Shkollor, 1995
- Shoqata e Shkrimtarëve të Kosovës (SHSHK), shpërblimi i vitit për librin poetik Melankolia, 1999
- Shoqata e Shkrimtarëve të Kosovës (SHSHK), shpërblimi i vitit për librin poetik Sympathia, 2004
- Penda e Argjendtë për librin më të mirë kritik në botimet shqiptare për librin Tematologjia; akorduar nga Ministria e Kulturës e Shqipërisë, 2006
- Ămimi kombĂ«tar "Azem Shkreli", pĂ«r veprĂ«n jetĂ«sore nĂ« fushĂ«n e letĂ«rsisĂ« nga Ministria e KulturĂ«s e KosovĂ«s, 2010
- Ămimi i Madh pĂ«r LetĂ«rsinĂ« pĂ«r vitin 2010 nga Ministria e KulturĂ«s e ShqipĂ«risĂ« pĂ«r veprĂ«n letrare "Poetika shqipe"
- Ămimi pĂ«r veprĂ«n mĂ« tĂ« mirĂ« studimore pĂ«r librin "Zef Pllumi", Panairi i 16-tĂ« i Librit, TiranĂ«, 2013
- âĂmimi Specialâ pĂ«r kontributin kulmor pĂ«r letĂ«rsinĂ« dhe kulturĂ«n shqipe i AkademisĂ« Kult, 2014
- Ămimi KombĂ«tar "Ăt Zef Pllumi" pĂ«r Monografi, LezhĂ« 2019
- "Ămimi i karrierĂ«s" pĂ«r kontributin nĂ« fushĂ«n e kulturĂ«s dhe letĂ«rsisĂ« shqipe, LezhĂ«, 2023
- Ămimi "Jakov Xoxa" pĂ«r librin studimor 'Stilografia', 2023
Literatura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Krasniqi, Nysret (2011). Sabri Hamiti. Prishtinë: AIKD.
- Krasniqi, Nysret (2016). Letërsia e Kosovës 1953-2000. Prishtinë: AIKD.
- Ăitaku, Muhamet (2018). "Romani simbolist i KosovĂ«s". STUDIME: RevistĂ« pĂ«r studime filologjike, numĂ«r 24. PrishtinĂ«: ASHAK.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Dr. Ibrahim Rugova: Përurimi i veprës së madhe të Sabri Hamitit
- Prof. dr. Ali Aliu: Revolta ëndërrimtare
- Prof. dr. Zejnullah Rrahmani: Lexuesi duhet të mësojë notin për ta ndier shijen e paanësisë së detit të poezisë së Sabriut
- Dr. Kujtim M. Shala: Sprova për një Poetikë
- Dr. Kujtim M. Shala: TEMATOLOGJIA: THEMA E LOGOS
- Drama "Misioni" e Sabri Hamitit në frëngjisht
- â https://unitir.edu.al/universiteti-i-tiranes-nderon-akademik-prof-dr-sabri-hamitin-me-titullin-doctor-honoris-causa/
- â Sipas tekstit "NjĂ« jetĂ« dhe njĂ« vepĂ«r letrare: Sabri Hamiti" nĂ« Muhamet Hamiti BESIMI LETRAR, Parnas, PrishtinĂ«, 2016, ff. 280-287
- Faqe që përdorin stampën e datës së lindjes dhe moshës me parametra të panjohur
- Biografi shqiptare
- Romancierë shqiptarë
- Poetë shqiptarë
- Sabri Hamiti
- Lindje 1950
- Urdhri "Gjergj Kastrioti Skënderbeu"
- Njerëz nga Prishtina
- Absolventë të Universitetit të Zagrebit
- Dramaturgë shqiptarë
- Kritikë shqiptarë
- Eseistë shqiptarë
- Profesorë të Universitetit të Prishtinës
- Anëtarë të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës
- Marrësit e Urdhrit të Skënderbeut (1990-)
- Nënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës