Shko te përmbajtja

Red Bull

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Një Mini Cooper i dekoruar me figura dhe një model të Red Bull-it në Kaliforni, SHBA

Red Bull është një markë e pijeve energjike e kompanisë austriake Red Bull GmbH [en]. Ajo pati një porcion ndërkombëtar të tregut prej 13% në tregun e pijeve energjike në 2023[1] dhe ka qenë marka e tretë më e njohur e pijeve jo alkoolike në 2021, pas Coca-Colës dhe Pepsit.[2] Prej hyrjes së tij në treg në 1987, më shumë se 100 miliardë kanaçe janë shitur në mbarë botën, duke përfshirë 13.9 miliardë në 2023.[3]

Dikur në dispozicion vetëm në një shije të vetme nën emrin Red Bull Energy Drink, pija shtoi variante të ndryshme ndër kohë. Në vend të një strategjie tradicionale të marketingut, Red Bull ka mbjellur ndërgjegje dhe ka krijuar një "mitologji brendi"[4][5] përmes ngjarjeve të sporteve ekstreme.[6]

Red Bull rrjedh nga një pije e ngjajshme e quajtur Krating Daeng me origjinë në Tailandë, dhe u soll në treg nga Chaleo Yoovidhya.[7] Derisa po bënte tregti në Tailandë, sipërmarrësi austriak Dietrich Mateschitz bleu një kanaçe Krating Daeng dhe konstatoi që ia shëroi ngadalësinë prej udhëtimit. Mateschitz synoi të krijonte një partneritet me Chaleon dhe formuloi një produkt që do t'i përshtatej shijes së Perëndimorëve duke e bërë atë të gazuar.[8] Në vitin 1984, të dytë themeluan Red Bull GmbH në Fuschl am See, Salcburg, Austri.[9]

  1. Lucas, Amelia; Salinas, Sara (2023-11-15). "Red Bull's F1 dominance is translating to higher energy drink sales, team's principal says". CNBC (në anglisht). Marrë më 2026-02-06.
  2. beveragedaily.com (20 gusht 2021). "Always Coca-Cola: Coca-Cola tops soft drinks brand rankings". beveragedaily.com (në anglishte britanike). Marrë më 2023-01-20.
  3. "Q&A | How many cans does Red Bull sell worldwide?". www.redbull.com (në anglisht). Marrë më 2026-02-12.
  4. Kuehlwein, JP; Chaefer, Wolf (pranverë 2017). "How modern prestige brands create meaning through mission and myth". Journal of Brand Strategy (në anglisht). 5 (4). doi:10.69554/JZWD9402.ISSN 2045-855X
  5. Kuehlwein, JP (dhjetor 2015). "Ueber-Brands and The Art of Myth-Making" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 2 gusht 2017.
  6. Schaefer, Wolf; Kuehlwein, JP (2015). Rethinking Prestige Branding – Secrets of the Ueber-Brands (në anglisht). Kogan Page. fq. 77ff. ISBN 9780749470036.
  7. "The Untold Story of Red Bull: From Thai Energy Booster to Global Icon". Branding And Content Marketing For Technology (në anglishte amerikane). Marrë më 2025-05-19.
  8. Roll, Martin (17 tetor 2005). Asian Brand Strategy: How Asia Builds Strong Brands. Springer. Bizart 2001. fq. 199. ISBN 9780230513068. Arkivuar nga origjinali më 10 qershor 2016. Marrë më 24 shtator 2012. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. "Red Bull GMBH – Company Profile and News". www.bloomberg.com. Arkivuar nga origjinali më 13 qershor 2020. Marrë më 2022-03-08. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)