Shko te përmbajtja

Latifundium

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Mozaik i shek. të V nga Kartagjena, që paraqet zotërimet e dominus Julius, Bardo National Museum

Një latifundium (latinisht: latus, "i gjerë, me hapsirë të madhe" dhe fundus, "fermë", "pronë tokësore")[1] ishte termi origjinal i përdorur nga romakët për pronat e mëdha tokësore, të specialuara në bujqësi të paracaktuar për shitje: grur, vaj ulliri, ose verë. Ato ishin karakteristike të Magna Graecia dhe Siçilisë, Egjiptit, Afrikës veri-perëndimore dhe Hispania Baetica. Latifundia ishin paralelet më të afërta të bujqësisë së induestrializuar në lashtësi dhe ekonomia e tyre varej nga skllavëria.

periudhën moderne koloniale, fjala u huazua në portugalishten latifúndios dhe spanjishten latifundios ose thjeshtë fundos për zotërime të ngjashme të mëdha tokësore, të njohura si fazenda (në portugalisht) ose hacienda (në spanjisht), në perandoritë e tyre.

Baza e latifundia veçanërisht në Magna Graecia (jugu i Italisë që përfshinte Siçilinë) dhe Hispania, ishin ager publicus (tokë në pronësi të shtetit) që ishte konfiskuar nga popujt e pushtuar duke filluar në shekullin e III p.e.s..[2][3] Pas deri një e treta e tokës së punueshme të provincës së re u mor për agri publici dhe pastaj u nda me të paktën gjoja në një garë ankandi për tu dhënë me qira aftagjata në vend të pronësisë së mirëfilltë.

Më vonë, praktika e themelimit të coloniae bujqësore, veçanërisht nga shekulli I p.e.s., si një mënyrë për të shpërblyer veteranët e ushtrisë romake të krijonin zotërime të vogla tokësore, që pastaj do të mereshin nga pronarët e mëdhenj të tokave në kohët e vështirësive ekonomike. Konsolidime të tilla në pak duar, kryesisht të patricëve romakë, nuk pranohej në mënyrë të përbotshme, por përpjekjet për ta kthyer prirjen nëpërmjet ligjeve bujqësore qenë përgjithësisht të pasukseshme.

Skema e një Villa rustica

Më vonë në Perandorinë Romake, pasi qiramarrjet trashëgoheshin, zotërimi i ish tokave të përbashkëta bëhej e pranuar nga tradita dhe qiramarrjet bëheshin të taksueshme. Zotërimi i tokës, i organizuar në latifundia, përcaktonte klasën senatoriale romake pasi ajo ishte burimi i vetëm i pranueshëm shoqërisht i pasurisë (si pasojë e traditës së fermerit-ushtar të Lucius Kuinktius Cincinatit).[3][4]

Latifundia përfshinte një villa rustica, që përfshinte një rezidencë luksoze pronari dhe operimi i fermës mbështetej në një numër të madh skllevërish,[5] ndonjëherë të mbajtur në një ergastulum. Ata prodhonin mallra bujqësore për shitje dhe fitim, si bagëti (dhënë dhe gjedh) ose vajë ulliri, grur, garum dhe verë. Sidoqoftë, Roma duhet të importonte grurë (në Periudhën Republikane, nga Siçilia dhe Afrika veriore; në Periudhën Perandorake, nga Egjipti).[6]

Latifundia e filloi shpejtë konsolidimin ekonomik pasi pronat e mëdha tokësore arritën një ekonomi më të madhe shkalle dhe prodhimtarie, dhe zotëruesit senatorë nuk paguan taksa toke. Zotëruesit i ri-investonin fitimet e tyre duke blerë fermat më të vogla fqinje, meqë fermat më të vogla kishin prodhimtari më të ulët dhe nuk mund të konkuronin, një pararendës të lashtë të agrobiznesit.[7]

Latifundia e shqetësonte Plini i Vjetri (23/24 – 79 p.e.s.) pasi ai udhëtonte, duke parë vetëm skllevër që punonin tokën, jo bujqit e bëshëm romakë, që kishin qenë shtylla kurrizore e Ushtrisë Republikane.[8][9] Shkrimet e tij mund të shihen si pjesë e reagimit konservator ndaj prirjes së re të orientuar drejtë fitimit të klasësave të larta të Perandorisë së Hershme. Ai argumentonte se latifundia e kishte rrënuar Italinë dhe do ti rrënonte edhe provincat romake. Ai raportonte se në një pikë, thjeshtë gjashë veta zotëronin gjysmën e provincës së Afrikës,[10] e cila mund të jetë një pjesë e ekzagjerimit retorik pasi qytetet e Afrikës Veriore ishin të mbushura me pronarë të begatë tokash që mbushnin këshillat e qyteteve.

Pasi fermat e vogla bliheshin nga të pasurit me numrin e tyre të madh të skllevërve, fshatarsia e re pa toka u zhvendos drejtë qyteti të Romës, ku ata u bënë të varur nga ndihmat shtetërore. Fshatarët e lirë nuk u zhdukën plotësisht. Shumë u bënë kolonë në tokat që punoheshin në dy mënyra: pjesërisht të kontrolluara drejtpërdrejtë nga zotëruese dhe të punuara nga skllevërit dhe pjesërisht të dhëna me qira ndaj kolonëve.

Sistemi i prodhimit të latifundia kaloi në krizë midis shekujve të I dhe të II pasi furnizimi i skllevërve u lëkund për shkak të mungesës së pushtimeve të reja.[11]

shekullin e VI, Kasiodori ishte në gjendje të zbatonte latifundia-n e vetë në mbështetje të Vivarium-in e tij jetëshkurtër në thembrën e Italisë.

Siçili, latifundia e mbizotëroi ishullin përgjatë periudhës mesjetare. Ato u shfuqizuan vetëm nëpërmjet përfshirjes në reformën tokësore duke jua caktuar fermave të vogla në vitet 19501962, të financuara nga Cassa per il Mezzogiorno, fondi i Qeverisë Italiane për zhvillimin e Italisë Jugore (19501984).[12]

Shembuj latifundia

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. Latifundium në njëjës haset, por njëherë (te Historia Naturalis e Plinit 13.92, me kuptimin "pronë tokësore", duke i sugjeruar Anton J. L. van Hooff një term të papërcaktuar, të zhvelëruar informal, në vend të një përshkrimi të një lloje të veçantë ferme. Ndaj dëshmisë gjuhësore të paraqitur nga K. D. White (1967). "Latifundia: A critical review of the evidence on large estates in Italy and Sicily up to the end of the first century A.D." Bulletin of the Institute of Classical Studies (në anglisht). 14: 62–79.), që gjeti vetëm shtatë shembuj të fjalës së rrallë latifundia në tekstet romake, Van Hooff i shtoi pesë shembuj të tjerë te Anton J. L. van Hooff (1982). "Some More Latifundia". Historia: Zeitschrift für Alte Geschichte (në anglisht dhe gjermanisht). 31 (1): 126–128.) dhe gjeti dy ishin "në një mënyrë asnjanëse, pothuajse teknike" (fq. 128).
  2. Marina, De Franceschini (2005). Ville dell'Agro romano (në italisht). L'Erma di Bretschneider. fq. 333–336. ISBN 9788882653118. OCLC 62487134.
  3. 1 2 Evans, J. K. (1980). "Plebs rustica. The Peasantry of Classical Italy. (Part I)". American Journal of Ancient History (në anglisht). 5: 19–47.
  4. Reay, B. (2005). "Agriculture, Writing, and Cato's Aristocratic Self-Fashioning". Classical Antiquity (në anglisht). 24 (2): 331–361. doi:10.1525/ca.2005.24.2.331.
  5. Pierre Grimal (1994). La Vie à Rome dans l'Antiquité, in Que sais-je ?. n° 596, 10ª ed. (në frëngjisht). Presses universitaires de France. ISBN 2-13-043218-2. OCLC 34308399.
  6. A. Carandini (1992). "Il latifondo in epoca romana, fra Italia e province". Du Latifundium au latifondo, Un héritage de Rome, une creation médiévale ou modèrne (në italisht dhe frëngjisht). Paris: Actes de la table ronde (Bordeaux). fq. 31–36.
  7. White, K. D. (1970). Roman Farming (në anglisht). Ithaka, N.J.: Cornell University Press. fq. 26.
  8. René Martin: Recherches sur les agronomes latins et leurs conceptions économiques et sociales, Paris, 1971.
  9. Gjashtë raste e hasura nga Plinilatifundia janë te Plini i Vjetri (1938–1962). "13.92, 17.192, 18.17, 18.35, 18.261 dhe 18.296". përmbledhur nga W. H. S. Jones; D. E. Eichholz (red.). Pliny – Natural History, 10 volumes. Loeb Classical Library (në latinisht dhe anglisht). Përkthyer nga H. Rackham. Harvard University Press.
  10. Plini i Vjetri (1938–1962). "18.7.35". përmbledhur nga W. H. S. Jones; D. E. Eichholz (red.). Pliny – Natural History, 10 volumes. Loeb Classical Library (në latinisht dhe anglisht). Përkthyer nga H. Rackham. Harvard University Press.
  11. Laura Tedeschi (2014). Ville romane tardoantiche della regione Marche (Italia) tra III e VIII secolo d.C. Master's thesis submitted to obtain the degree of Master in Archeology 2013–2014 (në italisht). Universiteit Gent.
  12. John Paul Russo (mars 1999). "The Sicilian Latifundia". Italian Americana (në anglisht). 17 (1): 40–57.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]