Kombëtarja zvicerane e futbollit
| Federata | Federata Zvicerane e Futbollit | ||
|---|---|---|---|
| Konfederata | UEFA (Europa) | ||
| |||
| Rendija e FIFA-s | |||
| Më e larta | 3 | ||
| Më e ulta | 83 | ||
Kombëtarja zvicerane e futbollit ( Schweizer Nati në gjermanisht, La Nati në frengjisht, i Squadra nazionale në italisht) është reprezentacioni kombtar i futbollit të Zvicrrës .

Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]1905–1966: Krijimi dhe shteti organizator i Kupës së Botës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Zvicra luajti ndeshjen e parë ndërkombëtare më 12 maj 1905, duke u mposhtur 1–0 nga Franca. Në Lojërat Olimpike Verore të Parisit në 1924, ekipi mori medaljen e argjendë pasi u mposht në finale 3–0 nga Uruguai.[1] Dhjetë vite më vonë, Zvicra luajti në edicionin e tyre të parë të FIFA Kupës së Botës, duke arritur në çerek-finale aty ku u mposhtën nga Çekosllovakia.[2] Ekipi kishte eliminuar Holandën në raundin e 16-tave.[3] Zvicra arriti sërisht çerek-finalen në Kupën e Botës 1938, duke eliminuar Gjermaninë 4–2 në raundin e 16-tave, por u eliminuan nga Hungaria me rezultatin 2–0.[4][5]
Në korrik 1946, Zvicrës i'u dha e drejta për të qënë shteti organizator i Kupës së Botës 1954.[6] Në edicionin e vitit 1950, ekipi u eliminua në fazën e grupeve pavarësisht se arriti një fitore 2–1 kundër Meksikës dhe një barazim 2–2 kundër Brazilit.[7] Në Kupën e Botës 1954, Zvicra u kualifikua në fazën me eliminim direkt pasi mposhti Italinë në një ndeshje play-offi;[8][9] ata megjithatë u eliminuan me rezultatin 7–5 nga Austria.[10][11] Josef Hügi e mbylli turneun me gjashtë gola, duke qënë ende e kësaj dite golashënuesi më i mirë i Zvicrës në Kupën e Botës.[11] Në dy pjesëmarrjet e rradhës të ekipit, respektivisht në edicionet 1962 dhe 1966, Zvicra u eliminua në fazën e grupeve, duke humbur të tre ndeshjet.[12][13]
1967–1995: Mungesa në Kupën e Botës dhe epoka e Roy Hodgson
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitet në vazhdim, Zvicra dështoi të kualifikohej në Kupën e Botës si dhe në UEFA Kampionatin Evropian. Në kualifikueset e Euro 1972, Zvicra i fitoi të dy ndeshjet kundër Greqisë dhe Maltës, por dështoi të fitonte ndaj Anglisë; pavarësisht se mblodhi 9 pikë, Zvicra u rendit në vëndin e dytë mbrapa Tre Luanëve.
Në vitin 1992, Federata Zvicerane e Futbollit emërua anglezin Roy Hodgson në krye të ekipit kombëtar.[14] Në gusht 1993, ekipi u rendit në vëndin e tretë në renditjen e FIFA-s (rezultati më i lartë në histori).[15] Nën drejtimin e tij, Zvicra arriti të kualifikohej në Kupën e Botës 1994, duke u renditur i dyti në grupin kualifikues. Ekipi u mposht vetëm një herë në dhjetë ndeshje dhe u përball me ekipe si Italia dhe Portugalia dhe Skocia.[16] Ata arritën të merrnin katër pikë kundër Italisë që fitoi grupin (një fitore 2–0 dhe një barazim 2–2).[17][18][19] Sulmuesi Stéphane Chapuisat u shpall golashënuesi më i mirë i grupit me 6 gola. Në ndeshjen e parë të turneut, Zvicra barazoi 1–1 kundër shtetit organizator Shba.[20] Ata më pas fituan 4–1 kundër Rumanisë por u mposhtën 2–0 nga Suedia, por megjithatë e kaluan grupin;[21][22] në ndeshjen e parë me eliminim direkt, Zvicra u mposht 3–0 nga Spanja.[23]
1996–2008: Pjesëmarrjet e para në Kampionatin Evropian
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Zvicra u kualifikua në Euro 1996 duke fituar grupin e tyre me 17 pikë në 8 ndeshje.[24] Ata pësuan vetëm një humbje ndaj Turqisë dhe kishin mbrojtjen më të mirë, duke pësuar vetëm 7 gola.[25] Në turneun e zhvilluar në Angli, Zvicra e mbylli Grupin A në vëndin e fundit me vetëm një pikë në tre ndeshje.[26] Kjo pikë u arrit në ndeshjen hapëse kundër Anglisë, shtetit organizator.[27] Pas kësaj, ekipi dështoi të kualifikohej në Kupën e Botës 1998, duke e mbyllur grupin kualifikues në vëndin e katërt.[28]
Zvicra u kualifikua në Euro 2004 si fitues grupi, pjesë e të cilit bënin pjesë Rusia, Republika e Irlandës, Shqipëria dhe Gjeorgjia.[29] Ata mblodhën 21 pikë në 8 ndeshje, të udhëhequr edhe nga bomberi Alexander Frei, i cili shënoi 5 gola dhe u shpall golashënuesi i grupit.[30][31] Në turne, ashtu si në edicionet e kaluara, Zvicra e mbylli grupin në vëndin e fundit, duke arritur një barazim pa gola kundër Kroacisë dhe humbje 3–0 dhe 3–1 respektivisht kundër Anglisë dhe Francës.[32][33] Goli i vetëm i ekipit u shënua nga Johan Vonlanthen, i cili në atë kohë u bë lojtari më i ri që shënonte në këtë kompeticion, duke thyer rekordin e vendosur nga Wayne Rooney katër ditë më parë.[34]
Në kualifikueset e Kupës së Botës 2006, Zvicra e mbylli grupin 4 në vëndin e dytë me 18 pikë, dy pikë më pak se Franca. Ata u kualifikuan në fazën play-off, duke u përballur me Turqinë; ekipi fitoi ndeshjen e parë në Bern me rezultatin 2–0, por u mposht në Stamboll 4–2; pavarësisht humbjes, ekipi u kualifikua në turne me rregullin e golit jashtë fushe.[35] Në Kupën e Botës të zhvilluar në Gjermani, ekipi arriti një barazim të shquar pa gola kundër Francës,[36] e cila u pasua me një fitore 2–0 kundër Togos.[37] Në ndeshjen e tretë, ekipi fitoi 2–0 kundër Koresë së Jugut, duke fituar grupin me 7 pikë.[38] Në raundin e 16-tave, Zvicra u eliminua me penallti nga Ukraina pasi koha e rregullt dhe shtesa u mbyllën në barazim pa gola: kjo ndeshje u konsiderua si më e mërzitshmja në historinë e kompeticionit.[39] Zvicra u bë ekipi i parë në histori që eliminohet pa pësuar asnjë gol.
Zvicra, sëbashku me Austrinë, u zgjodhën të ishin shtetet organizatore të Euro 2008, një vendim që u mor gjashtë vite më parë.[40] Ekipi u mposht nga Republika Çeke në ndeshjen e parë të grupit A. Ata u mposhtën edhe nga Turqia në ndeshjen e dytë.[41] Në ndeshjen e tretë, ekipi mori një fitore 2–0 kundër Portugalisë por sërisht e mbyllën grupin në vëndin e fundit.[42] Hakan Yakin ishte shënuesi i të tre golave të zviceranëve.
2009–2024: Epoka Xherdan Shaqiri
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në verën e vitit 2008, Ottmar Hitzfeld u emërua trajneri i ri i ekipit.[43] Ai mori në ekip shumë lojtarë të rinjë me origjinë shqiptare, përfshirë Xherdan Shaqirin, Granit Xhakën dhe Admir Mehmedin, si dhe bëri pjesë të përhershme Blerim Xhemailin, i cili kishte vetëm 7 ndeshje me ekipin para mbërritjes së tij. Ekipi u kualifikua në Kupën e Botës 2010, dhe, në ndeshjen e parë të grupit, mori një fitore surprizë 1–0 ndaj Spanjës falë golit të Gelson Fernandes.[44] Në ndeshjen e dytë, ekipi pësoi gol nga Mark González i Kilit në minutën e 75të të takimit, duke i dhënë fund rekordit me 559 minuta pa pësuar gol në një Kupë Bote;[45] Zvicra theu rekordin që mbahej nga Italia me nëntë minuta.[46] Në ndeshjen e tretë, Zvicra arriti një barazim pa gola kundër Hondurasit dhe u eliminua nga turneu.[47]
Zvicra nuk u kualifikua në Euro 2012 për herë të parë pas një dekade, duke u renditur të tretët në grupin kualifikues.[48] Ekipi e nisi fushatën kualifikuese me një humbje 3–1 kundër Anglisë, ndeshje në të cilën Shaqiri shënoi golin e parë ndërkombëtar.[49] Pas kësaj, ekipi u mposht 1–0 nga Mali i Zi dhe fitoi 4–1 kundër Uellsit,[50] si dhe barazoi pa gola kundër Bullgarisë dhe 2–2 kundër Anglisë.[51][52] Në ndeshjen e kthimit kundër Bullgarisë, Zvicra arriti një fitore 3–1 falë tregolëshit të Shaqirit, i cili u bë lojtari më i ri që shënon tre gola në një ndeshje për Zvicrën.[53] Megjithatë, humbja 2–0 kundër Uellsit si dhe barazimi surprizë 2–2 i Malit të Zi kundër Anglisë solli eliminimin e ekipit.[54][55] Shaqiri ishte golashënuesi më i mirë i ekipit me 4 gola.
Gjatë Kupës së Botës 2014, Zvicra e mbylli grupin në vëndin e dytë me 6 pikë.[56] Në ndeshjen e tretë kundër Hondurasit, Shaqiri shënoi tre gola dhe i dha kualifikimin ekipit.[57] Në raundin e 16-tave, Zvicra u mposht 1–0 nga Argjentina falë një goli në shtesë të shënuar nga Ángel Di María.[58] Pas përfundimit të turneut, Hitzfeld u largua nga drejtimi i ekipit kombëtar dhe u zëvëndësua nga Vladimir Petković.[59]
Në Euro 2016, Zvicra u vendos në grupin A sëbashku me Francën, Shqipërinë dhe Rumaninë.[60] Në ndeshjen e parë kundër Shqipërisë, ekipi fitoi 1–0 falë golit të mbrojtësit Fabian Schär.[61] Taulant Xhaka i Shqipërisë dhe Granit Xhaka i Zvicrës u bë dy vëllezërit e parë që luanin kundër njëri-tjetrit në një Kampionat Evropian.[62][63] Ata më pas morën një barazim 1–1 kundër Rumanisë dhe një barazim pa gola kundër Francës, duke u kualifikuar në fazën me eliminim direkt.[64][65][66] Në ndeshjen e raundit të 16-tave kundër Polonisë, Zvicra fillimisht ishte në disavantazh, por një gol me rrofeshatë e Shaqirit e dërgoi ndeshjen në shtesë dhe më pas në penallti;[67] Polonia fitoi 5–4 dhe u kualifikua, me Xhakën që ishte lojtari i vetëm që humbi penalltinë.[68][69] Pas kësaj, Zvicra mori pjesë në fushatën kualifikuese për Kupën e Botës 2018. Pavarësisht se mori 9 fitore në 10 ndeshje,[70] ekipi se fitoi grupin dhe kaloi në fazën play-off,[71] aty ku mposhtën Irlandën e Veriut me rezultatin e përgjithshëm 1–0.[72][73] Gjatë Kupës së Botës të luajtur në Rusi,[74] Zvicra fitoi 2–1 kundër Serbisë falë golave të Shaqirit dhe Xhakës.[75] Ata gjithashtu arritën një barazim prestigjoz ndaj Brazilit si dhe një barazim 2–2 kundër Kosta Rikës.[76][77] Në raundin e 16-tave, ekipi u eliminua nga Suedia falë një goli të Emil Forsberg.[78]
Në Euro 2020, Zvicra e mbylli grupin A në vëndin e tretë, por arriti të kualifikohej në fazën tjetër si një nga ekipet e treta më të mira. Në raundin e 16-tave, Zvicra eliminoi Francën kampion bote në fuqi; koha e rregullt dhe shtesa u mbyllën në barazim 3–3, kurse në gjuajtjet e penalltive Zvicra fitoi 5–4; kjo ishte fitorja e tyre e parë në fazën me eliminim direkt të një kompeticioni madhor që nga viti i largët 1938.[79][80] Në ndeshjen e rradhës kundër Spanjës, Zvicra sërisht e dërgoi ndeshjen te gjuajtjet e penalltive, por këtë herë u mposhtën dhe u eliminuan nga turneu.[81] Pas përfundimit të edicionit, Petković u largua nga roli i trajnerit dhe u zëvëndësua nga Murat Yakin.[82]
Nën drejtimin e Yakin, Zvicra u kualifikua në Kupën e Botës 2022 si fitues i grupit kualifikues.[83] Gjatë turneut, ekipi arriti një fitore 1–0 kundër Kamerunit falë golit të Breel Embolo. Në ndeshjen e tretë të grupit kundër Serbisë, Zvicra fitoi 3–2 me përmbysje dhe u kualifikua në raundin tjetër; Shaqiri u bë lojtari i parë i Zvicrës që shënon në tre edicione të Kupës së Botës.[84] Në ndeshjen e rradhës kundër Portugalisë, Zvicra u mposht 6–1 dhe u eliminua nga turneu.[85]
Gjatë Euro 2024, Zvicra arriti të kalonte grupin me një fitore dhe dy barazime. Në barazimin 1–1 kundër Skocisë,[86] Shaqiri u bë lojtari i vetëm që shënon të paktën një gol në tre edicionet e fundit të Kampionatit Evropian dhe Kupës së Botës.[87] Në raundin e 16-tave kundër Italisë, Zvicra arriti një fitore surprizë me rezultatin 2–0, duke eliminuar të kaltrit nga turneu, të cilët ishin kamoionët në fuqi.[88] Zvicra më pas u eliminua në çerek-finale nga Anglia pas gjuajtjeve të penalltive; Manuel Akanji ishte i vetmi që gaboi nga penalltia. Pas përfundimit të turneut, Shaqiri njoftoi tërheqjen nga ekipi kombëtar, me të cilën luajti 125 ndeshje dhe shënoi 32 gola.[89]
Stadiumi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kampionet Botërore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kampionet Evropiane
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Olimpiadat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Skuadra momentale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Historiku i trajnerëve
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Karl Rappan 1960. deri 1963.
- Alfredo Foni – 1964. deri 1967.
- Erwin Ballabio –1967. deri 1969.
- René Hussy – 1973. deri 1976.
- Miroslav Blažević – 1976. deri 1977.
- Roger Vonlanthen – 1977. deri 1979.
- Leo Walker – 1979. deri 1980.
- Paul Wolfisberg – 1981. deri1985.
- Daniel Jeandupeux – 1986. deri 1989.
- Uli Stielike – 1989. deri 1991.
- Roy Hodgson – 1992. deri 1995.
- Artur Jorge – 1996 .
- Rolf Fringer – 1996. deri 1997.
- Gilbert Gress – 1998. deri 1999.
- Enzo Trossero – 2000. deri 2001.
- Jakob "Köbi" Kuhn – 2001. deri 2008.
- Ottmar Hitzfeld – 2008. –
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ "Olympic Football Tournament Paris 1924 - Switzerland 0:3 (0:1) Uruguay - Overview" (në anglisht). FIFA. Marrë më 5 korrik 2018.
- ↑ "1934 FIFA World Cup Italy ™ - Matches - Czechoslovakia-Switzerland" (në anglisht). FIFA. Arkivuar nga origjinali më 12 shkurt 2015. Marrë më 5 korrik 2018.
- ↑ "1934 FIFA World Cup Italy ™ - Matches - Switzerland-Netherlands" (në anglisht). FIFA. Arkivuar nga origjinali më 15 korrik 2015. Marrë më 5 korrik 2018.
- ↑ "1938 FIFA World Cup France ™ - Matches - Switzerland-Germany" (në anglisht). FIFA. Arkivuar nga origjinali më 13 shkurt 2015. Marrë më 5 korrik 2018.
- ↑ "1938 FIFA World Cup France ™ - Matches - Hungary-Switzerland" (në anglisht). FIFA. Arkivuar nga origjinali më 13 shkurt 2015. Marrë më 5 korrik 2018.
- ↑ "Archived copy" (PDF) (në anglisht). FIFA. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 17 janar 2012. Marrë më 15 janar 2022.
{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ↑ "1950 FIFA World Cup Brazil ™ - Groups" (në anglisht). FIFA. Arkivuar nga origjinali më 4 shkurt 2015. Marrë më 5 korrik 2018.
- ↑ "1954 FIFA World Cup Switzerland ™ - Groups" (në anglisht). FIFA. Arkivuar nga origjinali më 7 prill 2015. Marrë më 5 korrik 2018.
- ↑ "1954 FIFA World Cup Switzerland ™ - Matches - Switzerland-Italy" (në anglisht). FIFA. Arkivuar nga origjinali më 20 shkurt 2015. Marrë më 5 korrik 2018.
- ↑ "World Cup 1954 finals" (në anglisht). RSSSF. Marrë më 5 korrik 2018.
- 1 2 "World Cup Switzerland 1954 overview – "Did you know?"" (në anglisht). Yahoo!. 1 dhjetor 2006. Arkivuar nga origjinali më 1 dhjetor 2006. Marrë më 8 dhjetor 2006.
- ↑ "1962 FIFA World Cup Chile ™ - Groups" (në anglisht). FIFA. Arkivuar nga origjinali më 3 prill 2015. Marrë më 5 korrik 2018.
- ↑ "1966 FIFA World Cup England ™ - Groups" (në anglisht). FIFA. Arkivuar nga origjinali më 6 prill 2015. Marrë më 5 korrik 2018.
- ↑ "Switzerland - International Matches" (në anglisht). RSSSF. Marrë më 5 korrik 2018.
- ↑ "The man that is Roy Hodgson" (në anglisht). Fulhamweb. Marrë më 5 korrik 2018.
- ↑ "History of the FIFA World Cup Preliminary Competition (by year)" (PDF) (në anglisht). FIFA. 27 korrik 2007. fq. 32. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 12 qershor 2018.
- ↑ "World Cup 1994 QUALIFYING". allworldcup.narod.ru (në anglisht). Marrë më 5 korrik 2018.
- ↑ "World Cup 1994 QUALIFYING". allworldcup.narod.ru (në anglisht). Marrë më 5 korrik 2018.
- ↑ "World Cup 1994 QUALIFYING". allworldcup.narod.ru (në anglisht). Marrë më 5 korrik 2018.
- ↑ "1994 FIFA World Cup USA ™ - Matches - USA-Switzerland" (në anglisht). FIFA. Arkivuar nga origjinali më 23 shkurt 2015. Marrë më 5 korrik 2018.
- ↑ "1994 FIFA World Cup USA ™ - Matches - Romania-Switzerland" (në anglisht). FIFA. Arkivuar nga origjinali më 23 shkurt 2015. Marrë më 5 korrik 2018.
- ↑ "1994 FIFA World Cup USA ™ - Matches - Switzerland-Colombia" (në anglisht). FIFA. Arkivuar nga origjinali më 23 shkurt 2015. Marrë më 5 korrik 2018.
- ↑ "1994 FIFA World Cup USA ™ - Matches - Spain-Switzerland" (në anglisht). FIFA. Arkivuar nga origjinali më 23 shkurt 2015. Marrë më 5 korrik 2018.
- ↑ "UEFA EURO 1996 - History - Standings" (në anglisht). UEFA. Marrë më 5 korrik 2018.
{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Shërbim arkivimi i vjetruar (lidhja) - ↑ "UEFA EURO 1996 - History - Switzerland-Turkey" (në anglisht). UEFA. Marrë më 5 korrik 2018.
- ↑ "UEFA EURO 1996 - History - Standings" (në anglisht). UEFA. Arkivuar nga origjinali më 11 shkurt 2012. Marrë më 5 korrik 2018.
- ↑ "UEFA EURO 1996 - History - England-Switzerland" (në anglisht). UEFA. 6 tetor 2003. Marrë më 5 korrik 2018.
- ↑ "World Cup 1998 qualifications" (në anglisht). RSSSF. Marrë më 5 korrik 2018.
- ↑ "UEFA EURO 2004 - History - Standings" (në anglisht). UEFA. Arkivuar nga origjinali më 3 shkurt 2012. Marrë më 4 korrik 2018.
- ↑ "UEFA EURO 2004 - History - Switzerland-Croatia" (në anglisht). UEFA. 13 qershor 2004. Arkivuar nga origjinali më 20 janar 2012. Marrë më 4 korrik 2018.
- ↑ "UEFA EURO 2004 - History - England-Switzerland" (në anglisht). UEFA. 17 qershor 2004. Arkivuar nga origjinali më 20 janar 2012. Marrë më 4 korrik 2018.
- ↑ "UEFA EURO 2004 - History - Switzerland-France" (në anglisht). UEFA. 21 qershor 2004. Arkivuar nga origjinali më 20 janar 2012. Marrë më 4 korrik 2018.
- ↑ "UEFA EURO 2004 - History - Standings" (në anglisht). UEFA. Arkivuar nga origjinali më 19 janar 2012. Marrë më 4 korrik 2018.
- ↑ Paul Doyle (27 maj 2008). "Euro 2008 team preview No1: Switzerland" (në anglisht). The Guardian. Marrë më 4 korrik 2018.
- ↑ "Turkey 4-2 Switzerland" (në anglisht). BBC Sport. 16 nëntor 2005.
- ↑ "France 0-0 Switzerland" (në anglisht). BBC Sport. 13 qershor 2006.
- ↑ "Togo 0-2 Switzerland" (në anglisht). BBC Sport. 19 qershor 2006.
- ↑ "Switzerland 2-0 South Korea" (në anglisht). BBC Sport. 23 qershor 2006.
- ↑ Greg Lea (1 qershor 2018). "The dullest game in World Cup history: Switzerland v Ukraine in 2006". The Guardian (në anglisht).
- ↑ "Austria-Switzerland to host Euro 2008" (në anglisht). BBC Sport. 12 dhjetor 2002. Marrë më 5 korrik 2018.
- ↑ "Switzerland 0-1 Czech Republic" (në anglisht). BBC Sport. 7 qershor 2008. Marrë më 5 korrik 2018.
- ↑ "Switzerland 2-0 Portugal" (në anglisht). BBC Sport. 15 qershor 2008. Marrë më 5 korrik 2018.
- ↑ "Hitzfeld holt Pont" (në gjermanisht). kicker.de. 3 mars 2008. Marrë më 30 korrik 2016.
- ↑ "Spain 0-1 Switzerland" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 4 korrik 2018.
- ↑ "World Cup 2010: Switzerland Set New Record For Number Of Minutes Without Conceding A Goal" (në anglisht). Goal.com. 21 qershor 2010.
- ↑ "Chile 1-0 Switzerland" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 4 korrik 2018.
- ↑ "Switzerland 0-0 Honduras" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 26 korrik 2018.
- ↑ "UEFA EURO 2012 - History - Standings" (në anglisht). UEFA. Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2011. Marrë më 26 korrik 2018.
- ↑ "Switzerland 1-3 England" (në anglisht). BBC Sport. 7 shtator 2010. Marrë më 26 korrik 2018.
- ↑ "Switzerland 4-1 Wales" (në anglisht). BBC Sport. 12 tetor 2010. Marrë më 26 korrik 2018.
- ↑ "Bulgaria 0-0 Switzerland: Euro 2012 qualifying Group G match report" (në anglisht). The Guardian. 26 mars 2011. Marrë më 26 korrik 2018.
- ↑ "England 2-2 Switzerland" (në anglisht). BBC Sport. 4 qershor 2011. Marrë më 26 korrik 2018.
- ↑ "Shaqiri steals the show" (në anglisht). Sky Sports. Marrë më 26 korrik 2018.
- ↑ "Euro 2012: Wales 2-0 Switzerland" (në anglisht). BBC Sport. 7 tetor 2011. Marrë më 26 korrik 2018.
- ↑ "Euro 2012: Montenegro 2-2 England" (në anglisht). BBC Sport. 7 tetor 2011. Marrë më 26 korrik 2018.
- ↑ "2014 FIFA World Cup Brazil - Groups" (në anglisht). FIFA. Arkivuar nga origjinali më 9 shkurt 2015. Marrë më 4 korrik 2018.
- ↑ "World Cup: Honduras 0-3 Switzerland" (në anglisht). BBC Sport. 25 qershor 2014. Marrë më 4 korrik 2018.
- ↑ "Argentina 1-0 Switzerland (aet)" (në anglisht). BBC Sport. 1 korrik 2014. Marrë më 4 korrik 2018.
- ↑ "Petkovic to succeed Hitzfeld" (në anglisht). FIFA. 23 dhjetor 2013. Arkivuar nga origjinali më 4 janar 2014.
- ↑ "UEFA EURO 2016 - History - Standings – UEFA.com" (në anglisht). UEFA. 12 korrik 2018. Arkivuar nga origjinali më 12 korrik 2018.
- ↑ "Albania 0-1 Switzerland" (në anglisht). BBC Sport. 11 qershor 2016. Marrë më 25 korrik 2018.
- ↑ Jonathan Liew (10 qershor 2016). "Euro 2016: Brothers Granit and Taulant Xhaka line up for opposing countries in tale of entwining nationalities" (në anglisht). Telegraph.co.uk. Marrë më 8 shtator 2018.
- ↑ John Atkin (11 qershor 2016). "Switzerland hold on against ten-man Albania" (në anglisht). UEFA. Marrë më 25 qershor 2016.
- ↑ "Romania 1-1 Switzerland" (në anglisht). BBC Sport. 15 qershor 2016. Marrë më 25 korrik 2018.
- ↑ "Switzerland 0-0 France" (në anglisht). BBC Sport. 19 qershor 2016. Marrë më 25 korrik 2018.
- ↑ "France, Swiss dish up Euros' strangest moment". news.com.au (në anglisht). Marrë më 25 korrik 2018.
- ↑ "Switzerland 1 Poland 1, Euro 2016: Poles win 5-4 on penalties despite Xherdan Shaqiri wonder-goal" (në anglisht). The Telegraph. 25 qershor 2016. ISSN 0307-1235. Arkivuar nga origjinali më 11 janar 2022. Marrë më 25 korrik 2018.
- ↑ "Switzerland 1-1 Poland (pens 4-5)" (në anglisht). BBC Sport. 25 qershor 2016. Marrë më 25 korrik 2018.
- ↑ "Poland beat Swiss after Xhaka penalty miss to reach Euro 2016 quarters" (në anglisht). Evening Standard. Marrë më 25 korrik 2018.
- ↑ "Portugal 2-0 Switzerland" (në anglisht). BBC Sport. 10 tetor 2017. Marrë më 4 korrik 2018.
- ↑ "2018 FIFA World Cup Russia - Qualifiers - Europe" (në anglisht). FIFA. Arkivuar nga origjinali më 20 nëntor 2007. Marrë më 4 korrik 2018.
- ↑ "Northern Ireland 0-1 Switzerland" (në anglisht). BBC Sport. 9 nëntor 2017. Marrë më 4 korrik 2018.
- ↑ David Anderson (9 nëntor 2017). "Northern Ireland vs Switzerland live score and goal updates" (në anglisht). Mirror. Marrë më 4 korrik 2018.
- ↑ "2018 FIFA World Cup Russia - Groups" (në anglisht). FIFA. Arkivuar nga origjinali më 20 maj 2014. Marrë më 4 korrik 2018.
- ↑ "2018 FIFA World Cup Russia - Matches - Serbia - Switzerland" (në anglisht). FIFA. Arkivuar nga origjinali më 12 qershor 2018. Marrë më 4 korrik 2018.
- ↑ "2018 FIFA World Cup Russia - Matches - Brazil - Switzerland" (në anglishte britanike). FIFA. Arkivuar nga origjinali më 12 qershor 2018. Marrë më 4 korrik 2018.
- ↑ Rob Smyth (27 qershor 2018). "Switzerland 2-2 Costa Rica: World Cup 2018 – as it happened" (në anglisht). The Guardian. ISSN 0261-3077. Marrë më 4 korrik 2018.
- ↑ Barry Glendenning (3 korrik 2018). "Sweden 1-0 Switzerland: World Cup 2018 – as it happened" (në anglishte britanike). The Guardian. ISSN 0261-3077. Marrë më 4 korrik 2018.
- ↑ "France 3-3p Switzerland: Swiss stun world champions with penalty shootout win after thriller in Bucharest" (në anglisht). Eurosport. 28 qershor 2021.
- ↑ "France 3 Switzerland 3 (4-5 on pens)" (në anglisht). BBC Sport. 28 qershor 2021. Marrë më 29 qershor 2021.
- ↑ "Spain beat Switzerland on penalties to reach Euros semis" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 4 korrik 2021.
- ↑ "New manager for Swiss national football team appointed". SWI swissinfo.ch (në anglisht). Marrë më 9 gusht 2021.
- ↑ "World Cup clockwatch: Switzerland qualify, Italy in play-offs – as it happened" (në anglisht). The Guardian. 15 nëntor 2021.
- ↑ Nick Ames (2 dhjetor 2022). "Switzerland advance and Serbia go out as Freuler finish settles stormy contest" (në anglisht). The Guardian.
- ↑ "Portugal 6–1 Switzerland" (në anglisht). BBC Sport. 6 dhjetor 2022.
- ↑ James Robson (20 qershor 2024). "Shaqiri scores stunning goal in Switzerland's 1-1 draw with Scotland at Euro 2024" (në anglisht). AP News.
- ↑ Ben Browning (19 qershor 2024). "Xherdan Shaqiri makes history with Scotland screamer" (në anglisht). OneFootball.
- ↑ Samuel Josephs (2024-06-29). "Euro 2024: Defending champion Italy knocked out by Switzerland in last 16". CNN (në anglisht). Marrë më 30 qershor 2024.
- ↑ Matthias Neuhaus (15 korrik 2024). "Xherdan Shaqiri (32) gibt Rücktritt aus Nationalteam bekannt" (në gjermanisht). SRF. Marrë më 15 korrik 2024.